Basha uron Macron: Suksese juve dhe kombit francez në këtë faqe të re

Shqipëria

Basha uron Macron: Suksese juve dhe kombit francez në këtë faqe të re

Më: 8 maj 2017 Në ora: 15:05
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka uruar nëpërmjet një letre presidentin e ri të Francës, Emmanuel Macron.

Basha vlerëson zgjedhjet në Francë si dhe e përgëzon presidentin e zgjedhur të Francës për kurajën dhe projektin.

“Ju përgëzoj përzemërsisht për zgjedhjen tuaj si presidenti i Republikës duke ju uruar juve dhe kombit francez në këtë faqe të re të jetës politike”, shkruan Basha ndër të tjera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat