Basha: Opozita nuk i ka bojkotuar zgjedhjet, por në 18 qershor nuk do ketë votime

Shqipëria

Basha: Opozita nuk i ka bojkotuar zgjedhjet, por në 18 qershor nuk do ketë votime

Më: 7 maj 2017 Në ora: 19:41
Kreu i PD-së, Lulzim Basha

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, në përfundim të mbledhjes së grupit parlamentar të zhvilluar ditën e sotme, ka theksuar edhe një herë se në Shqipëri me datën 18 qershor, nuk do të ketë zgjedhje.

Basha, u shpreh se opozita nuk ka vendosur asnjëherë për të mos marrë pjesë në zgjedhje, por nuk pranon dhe nuk do të lejojë që të bëhen zgjedhje pa opozitën.

 "Vendimi është marrë, detyrat janë ndarë. Në 13 maj do të jetë protesta më e madhe që ka njohur Shqipëria. Ne jemi të hapur për dialog politik. Nëse pala tjetër pranon përgjegjësitë për gjendjen katastrofike të vendit, jemi të hapur që së bashku me dialog politik ti japim shqiptarëve zgjedhje të lira dhe të ndershme. Kjo betejë nuk bëhet për ne, por për të drejtën e qytetarëve. 

Dua të sqaroj për herë të 12 që PD kurrë nuk do të marrë vendim për bojkot të zgjedhjeve. E gjitha kjo betejë bëhet për të marrë pjesë në zgjedhje. Ato që do organizohen në 18 qershor nuk do jenë zgjedhje, do jenë votime të një sistemi monist. Në 18 qershor votime moniste me krimin dhe drogën nuk do të ketë”, tha Basha.

Ndërsa, në ‘Komunikimin Javor’ kreu i qeverisë, Edi Rama u shpreh se nuk e pret më PD-në, dhe në 18 qershor do të futet në zgjedhje pa opozitën. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat