Rama: Shqiptarët e shpëtuan Malin e Zi për herë të dytë

Shqipëria

Rama: Shqiptarët e shpëtuan Malin e Zi për herë të dytë

Më: 12 prill 2017 Në ora: 21:18
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama mbrëmë ka deklaruar se si shqiptarët dy herë e kanë shpëtuar Malin e Zi, duke aluduar në deputetët shqiptarë të cilët duke u futur në koalicionin qeverisës kanë mbështetur lidhjen për NATO dhe BE.

“Me hyrjen në pushtet, shqiptarët e shpëtuan Malin e Zi për herë të dytë. Herën e parë këtë e bënë me mbështetjen në referendumin për pavarësi, ndërsa herën e dytë kur e mbështetën koalicionin, i cili angazhohet për hyrje në NATO dhe në BE”, ka thënë Rama për Televizionin “Teuta”.

Të perkujtojmë, Presidenti Donald Trump mbrëmë ka nënshkruar Protokolin per anëtaresimin e Malit të Zi në NATO, me të cilin është përmbyllur procedura e ratifikimit të saj në Shtetet e Bashkuara.

Senatorët pasi dhanë dritën e gjelbër për anëtarësim të Malit të Zi në NATO, kane vlerësuar se kjo do te fuqizon aleancën dhe njëkohësisht fuqizon demokracinë dhe pavarësinë e Malit të Zi. Gjithashtu kanë potencuar se anëtarësimi i Malit te Zi dëshmon sigurinë nacionale amerikane dhe i dërgon mesazh të fuqishëm Rusisë e “cila po mundohet të okupoj fqinjët dhe të ndërroj rendin e ri ndërkombëtar”.

Zyrtarët malazezë  presin që Mali i Zi të behët një anëtare e plotë e NATO-s në fund të muajt majit në Bruksel.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat