Rama mesazh “Çadrës”: Mund ta vononi, por nuk e ndaloni dot Vetingun

Shqipëria

Rama mesazh “Çadrës”: Mund ta vononi, por nuk e ndaloni dot Vetingun

Më: 12 prill 2017 Në ora: 10:11
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në Facebook përmes një mesazhi të shkurtër, pak pasi Kuvendi miratoi anëtarët e mazhorancës në komisionin ad hoc të vettingut.

“Procesi i zbatimit të Ligjit të Vetingut nisi me votën e Kuvendit sapo. Mund ta vonojnë po as Vetingun as Shqipërinë nuk e ndalojnë dot”, shkruan Rama, duke iu referuar kështu opozitës, e cila proteston prej më shumë se 50 ditësh në bulevard.

Rama ka akuzuar disa herrlë opozitën se me çadrën e protestës thjesht synon të bllokojë reformën në drejtësi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat