Basha: Kam mbështetje nga Trump por nuk hyjë në zgjedhje me Ramën

Shqipëria

Basha: Kam mbështetje nga Trump por nuk hyjë në zgjedhje me Ramën

Më: 24 mars 2017 Në ora: 19:29
Kryetari i PD-­së, Lulzim Basha

Kryetari i PD-­së, Lulzim Basha nuk heq dorë nga kërkesa për të larguar Ramën si kryeministër.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Basha tha se ka marrë mbështetje nga administrate e presidentit Trump, por nuk pret zgjidhje nga të huajt.

“Opozita nuk do të pranojë dhe lejojë zgjedhje me krimin dhe kushti është largimi i Ramës për të krijuar kushte për zgjedhje të lira dhe të ndershme”, u shpreh ai nga Uashingtoni.

Basha tha se në Shqipëri ka pasur votime por jo zgjedhje dhe se ata do ta bllokojnë procesin me mekanizma paqësorë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat