Basha akuzon Ramën për Fatmir Xhafajn: Torturoi njerëz pse pinin raki…

Shqipëria

Basha akuzon Ramën për Fatmir Xhafajn: Torturoi njerëz pse pinin raki…

Më: 19 mars 2017 Në ora: 14:49
Lulzim Basha

Nga Çadra e Lirisë, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha nuk ka kursyer akuzat për Fatmir Xhafajn, i zgjedhur nga kryeministri Rama në krye të Ministrisë së Brendshme.

Basha ka thënë se Xhafaj është një torturues dhe e ka sfiduar kryeministrin që të dilte dhe ta mbronte. “Fatmir Xhafaj torturoi të rinjtë e Krujës që pinë raki kur vdiq Enveri. Ka torturuar Adem Sulën në birucë. Tani s’po del nga shtëpia se kanë frikë se e pyesin gazetarët”, tha kreu demokrat.

Me tone të ashpra, numri një i Partisë Demokratike e ka këshilluar kryeministrin Rama të merrte sa më shumë ilaçe gjatë natës, pasi do t’i duheshin, për shkak se do të largohej. “Merr sa më shumë ilaçe e mos bëj broçkulla gjatë natës. Paketo valixhet e largohu. Hapi rrugë qeverisë teknike”, tha Basha. Për Bashën, sherret mes PS dhe LSI janë për pushtet mes të majtës, pasi e cilësoi Lëvizjen Socialiste për Integrim si “patericë të Ramës”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat