Pas drekës me Bashën, ambasadori austriak: E drejtë të protestohet

Shqipëria

Pas drekës me Bashën, ambasadori austriak: E drejtë të protestohet

Më: 13 mars 2017 Në ora: 19:30
Ambasadori austriak në vendin tonë, Johann Sattler

Ambasadori austriak në vendin tonë, Johann Sattler, ka komentuar nga Korça drekën e kryetarit të PD, Lulzim Basha, me ambasadorët e BE të akredituar në Tiranë.

Sattler tha gjatë një prononcimi për mediat se gjatë kësaj dreke u diskutua për situatën politike. Sipas tij, protesta është një e drejtë e çdo qytetari, por theksoi se PD-në e presin shumë punë në Kuvend, siç është ecuria e Reformës në Drejtësi. "Nuk ka qenë thjesht një drekë por ka pasur edhe diskutim për situatën politike aktuale. Dreka e sotme është diçka pozitive dhe unë mendoj se çdo gjë që i bën njerëzit së bashku është diçka pozitive dhe në këtë sens unë them që ishte një hap pozitiv", tha ai. 

I pyetur nëse do ta nxjerrin nga çadra e protestës Partinë Demokratike, ai tha: "Për këtë duhet pyetur z. Basha për mund të them se çdo lider dhe qytetar ka të drejtën e protestës dhe shprehjes së zemëratës së tyre, por gjithashtu ata kanë pritshmëri dhe shumë gjëra për të bërë në Parlament kur të rikthehen siç është Reforma në Drejtësi". 

Rama ka lëvizur 4 ministra, mos është radha e Bashës për të lëvizur tani?

Çdo gjë që i bashkon partitë politike është një hap pozitiv dhe në këtë drejtim unë mendoj së është pozitive, por për këtë mendoj se duhet pyetur lideri i Partisë Demokratike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat