Basha: Gjendja e bujqësisë, katastrofë totale

Shqipëria

Basha: Gjendja e bujqësisë, katastrofë totale

Më: 10 mars 2017 Në ora: 13:28
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një takim me shoqatat e biznesit, shprehu shqetësimin për gjendjen katastrofike, sipas tij, të bujqësisë në vend.

“Gjendja e bujqësisë është katastrofë totale. Aktiviteti bujqësor është kthyer në jofitimprurës. Në këto 4 vite, nuk është investuar në bujqësi. Buxheti është ulur drastikisht dhe ato pak para’ për këtë sektor, kanë përfunduar në skema korruptive ku përfiton një grusht klientësh i lidhur me pushtetin”, tha Basha.

Kreu i PD premtoi se do të rikthehen subvencionimet për fermerët. “150 milionë euro për sektorin e bujqësisë dhe politikë mbrojtëse për fermerin”, theksoi Basha.

“Platforma jonë ekonomike ka qenë rezultat i punës së opozitës me sipërmarrjet shqiptare dhe sektorët që përbëjnë ekonominë shqiptare. Nuk na ka ardhur me postë nga Berlini”, shtoi Basha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat