Ftesa e për dialog, PD: Ja 4 çështjet për të cilat jemi gati të bisedojmë

Shqipëria

Ftesa e për dialog, PD: Ja 4 çështjet për të cilat jemi gati të bisedojmë

Më: 3 mars 2017 Në ora: 13:44
Kryetari i PD-së Lulzim Basha

Opozita është shprehur e gatshme të ulet në një tryezë bisedimi me qeverinë, pas ftesës së dialogut të bërë nga mazhoranca.

Kryetari i PD-së Lulzim Basha thirri në një takim partitë e koalicionit opozitar në selinë blu.

Opozita shpreh gatishmëri për dialog përmes një qeverie me mbështetje të gjerë politike dhe që garanton zbatimin e plotë të Dekriminalizimit

Më herët Basha u takua me deputetët Majlinda Bregu, Edmond Spaho dhe Edi Paloka, që do të takohen sot me shefen e Politikës së Jashtme të BE-së Federika Mogerini.

Deklaratë e koalicionit opozitar

Koalicioni opozitar duke vlerësuar momentin kritik për Shqipërinë dhe shqiptarët për shkak të kërcënimit të zgjedhjeve dhe të votës së lirë dhe të ndershme nga krimi dhe droga me lidhje qeveritare, shpreh gatishmërinë për një tryezë dialogu të vërtetë dhe jo fasadë, me përfaqësuesit e partive të koalicionit qeveritar me qëllim krijimin e kushteve për zgjedhje të lira e të ndershme, përmes një qeverie me mbështetje të gjerë politike që do të garantojë:

1-Zbatimin e plotë të ligjit të dekriminalizimit.

2-Luftë efikase kundër narkotrafikut, krimit të organizuar dhe parave të drogës.

3-Përgatitjen e zgjedhjeve të lira e të ndershme.

4-Zbatimin e reformës në drejtësi, sipas përcaktimeve kushtetuese të 22 korrikut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat