Basha: Mediat të mos censurojnë opozitën

Shqipëria

Basha: Mediat të mos censurojnë opozitën

Më: 28 shkurt 2017 Në ora: 21:47
Kryetari i Partisë Demokratike (PD), Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratike (PD), Lulzim Basha duke folur sonte nga “çadra e lirisë”, ku iu ka bërë thirrje qytetarëve ta ndjekin nga rrjetet sociale, pasi sipas tij mediat po e censurojnë opozitën.

“Dua t’i bëjë thirrje medias të çajnë censurën e përditshme dhe të përnatshme dhe ta shpërndajnë në çdo shtëpi të shqiptarëve fjalën e opozitës, kjo që po ndodh sot këtu është fjala e qytetarëve dhe të intelektualëve. Për të gjithë ata që nuk na ndjekin nëpërmjet ekranit, hapni rrjetet sociale, na ndiqni në Facebook sepse është media e qytetarëve pa censurë, media e republikës së re”, tha ai.

Më tej, Basha shtoi se Veting me kriminelët në pushtet nuk ka. “Drejtësia e vërtetë do të vij kur të jetë hapur rruga për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Të mblidhemi në sheshin e lirisë, ditë për ditë dhe natë për natë, sepse fitorja e sheshit të lirisë është fitorja e Shqipërisë demokratike dhe e republikës së re. Republika e re nuk është shpikje e Lulzim Bashës por republika e standardeve BE dhe SHBA. Republika e re do të ketë mekanizma që asnjë kryeministër dhe pushtetarë të mos abuzojë me pushtetin”, tha Basha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat