Rama nga Vlora: Vettingu domosdoshmëri. Saliu dhe PD e la rrugëve

Shqipëria

Rama nga Vlora: Vettingu domosdoshmëri. Saliu dhe PD e la rrugëve

Më: 25 shkurt 2017 Në ora: 14:45
Edi Rama

Procesi i Vettingut është domosdoshmëri, për të pastuar mbetjet e 20 viteve në sistemin e drejtësisë.

Kështu tha Kryeministri Edi Rama duke akuzuar sistemin gjyqësor për vendime të padrejta dhe shitje drejtësie në favor të vrasësve, grabitësve, apo përdhunuesve.

 Edi Rama:  Gjykatat kanë refuzuar provat e policisë dhe kanë liruar në sallë kriminelët që kanë dalë dhe kanë ribërë krimin. Po nuk i pastruam nga rruga jonë këto mbetjet të tmerrshme të 25 viteve rrumpallë nuk mund të garantohet çdo gjë që bëjmë sot. Na duhet një sistem drejtësie i drejtë.

 Kreu i qeverisë tha se rruga e lumit është një premtim i mbajtur, ndërkohë që sulmoi opozitën për rrugë, që sic tha janë lënë rrugës. Rama ndërtoi paralele me protestën e demokratëve në çadrën para kryeministrisë

 Edi Rama: Mallkimet që kam marrë nga Lumi i Vlorës unë mund ti ketë marrë Sali në 1997. Se Saliu cdo gjë që kap e lë rrugës. Edhe PD e la rrugës. E shikoni ku e keni rrugëve. Edhe Saliu nuk e preu një shirit kot tek Lumi i Vlorës

Përmes batutave, shpërndau 500 leje legalizimesh.

Nga Vlora ku mori pjesë në shpërndarjen e lejeve të legalizimit për banesa, kryeministri adresoi kritika për hipotekat, për vonesa  të dhënies së titujve të pronësisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat