Basha i përgjigjet Koçijançiç: Nuk merrem me zëdhënëset e BE

Shqipëria

Basha i përgjigjet Koçijançiç: Nuk merrem me zëdhënëset e BE

Më: 23 shkurt 2017 Në ora: 23:28
Lulzim Basha

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka qenë i ashpër ditën e sotme në “Opinion” me zëdhënësen e BE-së, Maja Koçijançiç.

Kjo e fundit shprehu keqardhjen e saj për sulmet ndaj ambasadores Vlahutin dhe tha se BE-ja po ndihmon qeverinë që të luftojë drogën.

I pyetur për këtë deklaratë, Basha tha se ai nuk merret me deklarata të zëdhënësve të BE-së apo të kujtdo tjetër.

“Nuk merrem unë me deklaratat e zëdhënësve të BE-së apo të kujtdo tjetër. Faktet janë aty”, tha kryetari i PD Lulzim Basha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat