Ish-nënkryetari i Bashkisë së Tiranës,aktualisht sekretar Organizativ ne PD, Eno Bozdo ka folur ditën e sotme për “News24” për protestën e opozitës.
I pyetur se kush e financon këtë protestë, Bozdo tha se nuk ka financim dhe se janë vetë qytetarët ata që kontribuojnë.
Sipas tij, gjithkush ka dhënë kontributin e tyre me ushqime dhe asistencë. Bozdo foli edhe për procedimin nga ana e policisë, për të cilën tha se nuk shqetësohej, pasi në radhë të parë sipas tij vjen protesta dhe kërkesat e saj.