Takimi me të rinjtë/ Basha: Do anulojmë ligjin e Arsimit

Shqipëria

Takimi me të rinjtë/ Basha: Do anulojmë ligjin e Arsimit

Më: 10 shkurt 2017 Në ora: 19:01
Lulzim Basha

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka mbajtur sot një takim me të rinjtë në selinë e PD-së. Ai bashkëbisedoi me ta për të ardhmen e tyre.

Gjithashtu, Basha kërkoi nga të rinjtë që t’i bashkohen protestës së 18 shkurtit. Ai madje njoftoi se vajza e Azem Hajdarit i bashkohet PD-së, pas studimeve në SHBA.

Basha u zotua se do të jetë në krah të të rinjve, duke bërë politika që do t’u krijojnë atyre mundësi studimi dhe punësimi.

Ai premtoi se do të anulonte ligjin e Arsimit të Lartë menjëherë sapo të vijë në pushtet.

“Shikoni çfarë ligji kaluan për arsimin e lartë. Centralizim total, nëpërkëmbje e pedagogëve…Tani rriten shpenzimet, rriten tarifat. Prandaj është e domosdoshme ta zmbrapsim. Dita ime e parë si Kryeministër do jetë anulimi i ligjit të arsimit të lartë. Do të jem në krahun tuaj. Cili qëllimi i kësaj? Të ndalë të keqen, të ndalë largimin e të rinjve, të nisë rikthimin e tyre”, tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat