Dalin emrat: I riu vret të dashurën e më pas veten

Shqipëria

Dalin emrat: I riu vret të dashurën e më pas veten

Më: 10 shkurt 2017 Në ora: 13:56
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:40 në aksin rrugor Fier-Hoxharë, në afërsi të fshatit Shën Pjetër.

Një ngjarje e rëndë u shënua në Fier, ku raportohet për një vrasje të dyfishtë.

Një i ri ka vrarë të dashurën dhe më pas veten.

Ngjarja ka ndodhu rreth orës 11:40 në aksin rrugor Fier-Hoxharë, në afërsi të fshatit Shën Pjetër.

Sipas policisë, në automjetin tip “Fuoristradë” me targë AA 939 OY, janë gjetur të vdekur 2 persona.

Nga këqyrja e vendit të ngjarjes u bë identifikimi i viktimave të cilët janë Drini Derveni, 32 vjeç, banues në Fier dhe Ermira Arapi, 29 vjeçe, banuese në fshatin Ngurrëz, Lushnjë.

Mendohet se vrasja dhe vetëvrasja është kryer me një armë tip pistoletë.

NJOFTIMI I POLICISE

Policia bën me dije se rreth orës 11:40, në aksin rrugor Fier-Hoxharë, në afërsi të fshatit Shën Pjetër, në mjetin fuoristradë me targë AA 939 OY, janë gjetur të vdekur 2 persona.

Nga këqyrja e vendit të ngjarjes u bë identifikimi i viktimave, të cilët janë D.D, 32 vjeç, banues në Fier dhe E.A., 29 vjeçe, banuese në fshatin Ngurrëz të Lushnjes.

Gjithashtu, nga kqyrja e plotë e vendit të ngjarjes dallohet qartë se shtetasi i lartëpërmendur, pasi ka qëlluar me armë shtetasen E.A, ka vrarë veten.

Shtetasi D.D mban në dorë 1 pistoletë të tipit TT.

Grupi hetimor në bashkëpunin me Prokurorinë po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat