Reforma zgjedhore, Balla: Veprimtaria jonë të zgjatet edhe me 1 muaj

Shqipëria

Reforma zgjedhore, Balla: Veprimtaria jonë të zgjatet edhe me 1 muaj

Më: 6 shkurt 2017 Në ora: 16:34
Komisioni i Posaçëm Parlamentar për reformën zgjedhore.

Ka kërkuar zgjatje të afatit të veprimtarisë së saj, Komisioni i Posaçëm Parlamentar për reformën zgjedhore.

Bashkëkryetari i këtij komisioni, Taulant Balla, përmes një kërkese drejtuar kreut të Kuvendit Ilir Meta, kërkon që veprimtaria e komisionit për reformën zgjedhore të zgjatet me 1 muaj.

“Me qëllim që veprimtaria e këtij Komisioni të Posaçëm Parlamentar të përmbushë të gjithë objektivat e përcaktuara nga Kuvendi, do të nevojitet më shumë kohë sesa u parashikua në vendimin nr.90 datë 15.12.2016 të Kuvendit”, thuhet në kërkesën drejtuar Kuvendit.

“Për këtë arsye, kërkojmë që në seancë plenare, Kuvendi të shqyrtojë dhe të miratojë projektvendimin bashkëlidhur për zgjatjen e afatit të veprimtarisë së Komisionit të Posaçëm Parlamentar për “Reformën Zgjedhore” për një periudhë prej një muaji”, thuhet ndër të tjera në kërkesë.

Ndërkohë veprimtaria e këtij Komisioni është shtyrë edhe dy herë të tjera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat