Basha: Do të mbështes sipërmarrësit e huaj

Shqipëria

Basha: Do të mbështes sipërmarrësit e huaj

Më: 3 shkurt 2017 Në ora: 12:01
Lulzim Basha në takim me sipërmarrës italianë

Në një takim me sipërmarrës italianë, kryetari i Partisë Demokratike ka premtuar se do të mbështesë sipërmarrësit e huaj. Sipas tij, dhjetëra investitorë janë larguar për shkak të keqqeverisjes.

“100 mijë shqiptarë janë larguar nga vendi për shkak të situatës ekonomike. Unë dhe qeveria ime do të jemi në mbështetje të sipërmarrësve të huaj dhe bashkë do të ndërtojmë një histori “win-win”. Investitorëve të huaj sot u mungon liria nga tregu i deformuar dhe qeveria klienteliste. Me pretekstin për të bërë shtet, inspektorët tatimorë u kanë krijuar vështirësi investitorëve vendas e të huaj. Ne do i heqim pengesat”, tha Basha.

Në takimin e zhvilluar ditën e sotme, kreu i opozitës theksoi se objektivi i parë i qeverisë së tij do të jetë “një sistem fiskal i thjeshtë, i qëndrueshëm dhe i parashikueshëm”. Gjithashtu, Basha premtoi të eliminojë taksat e fshehura ose të dubluara, ndërsa tatimin mbi dividentin u zotua ta zerojë.

“Kjo platformë ambicioze dhe e përgjegjshme do të sjellë rritje të të ardhurave buxhetore. Kjo është e vetmja mënyrë për t’u bërë konkurrues me fqinjët në rajon”, u shpreh Basha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat