KQZ mblidhet sot për mandatet e Selamit, Tahirit dhe Roshit

Shqipëria

KQZ mblidhet sot për mandatet e Selamit, Tahirit dhe Roshit

Më: 29 dhjetor 2016 Në ora: 11:11
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet sot për të vendosur lidhur me vazhdimin ose jo të mandatit për dy deputetët Shkëlqim Selami e Dashamir Tahiri, si dhe për kryetarin e bashkisë së Kavajës, Elvis Roshi.

KQZ ndërpreu dy ditë më parë mbledhjen, duke mos marrë një vendim për kërkesën e Prokurorisë së Përgjithshme.

Me propozim të përfaqësuesve të shumicës, seanca e së martës u shty për më datën 29 dhjetor, duke i kërkuar prokurorisë disa informacione më specifike për rastet e tre zyrtarëve.

Sipas raportimeve, Prokuroria e Përgjithshme i është përgjigjur zyrtarisht Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat