"Dhurata" e Ramës për fëmijët me rastin e Vitit të Ri

Shqipëria

"Dhurata" e Ramës për fëmijët me rastin e Vitit të Ri

Më: 26 dhjetor 2016 Në ora: 18:50
Kryeministri shqiptar Edi Rama

Në këto ditë Festash, duket se kryeministri Edi Rama ka vendosur “të marrë rolin” e Babagjyshit dhe “të hapë dorën” me dhurata. Pas “Paketës së Solidaritetit” Rama ka bërë një surprizë edhe për fëmijët.

Siç ka njoftuar edhe ai vetë në Facebook, më 29 Dhjetor do të hapet Qendra e re Kombëtare e Kulturës për fëmijë”.

“Të enjten 29 dhjetor, çel dyert Qendra e re Kombëtare e Kulturës për Fëmijët, një tjetër hap në rrugën e Rilindjes në Arsim e Kulturë, që do të pasohet nga shumë hapa të tjerë, në rrugën e vështirë të një kthese të madhe pas njëzet e kusur vitesh keqqeverisje e rrënim të vazhdueshëm...”, shkruan Rama.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat