Lulzim Basha shpall rubrikën “Halli i ditës”

Shqipëria

Lulzim Basha shpall rubrikën “Halli i ditës”

Më: 27 nëntor 2016 Në ora: 18:02
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka vendosur të çelë një rubrikë të re në rrjetet sociale, të quajtur “Halli i ditës”

Ndërsa kundërshtari i tij politik, kryeministri Edi Rama, vazhdon të ushqejë rubrikat e preferuara “Foto e ditës”, “Komunikimi i javës” dhe “Amarcord”, shefi i opozitës ka menduar për diçka tjetër, ndonëse më sociale. Ai ka shpallur sot rubrikën “Halli i ditës”.

“Kristo Sotiri nga Kaluthi i Përmetit. Kristo është invalid me një këmbë dhe me një veshkë. Para një viti qeveria i ka hequr pagesën e invaliditetit. Ka dy djem të papunë. Ka vetëm një dynym tokë dhe nuk merr asnjë subvencion nga shteti. “Qeveria po më vdes”, thotë ai”, shkruan Basha në profilin e tij zyrtar në rrjetet sociale.

Prej disa ditësh, Basha ka nisur një tur takimesh në rrethe të ndryshme të vendit. Këtë fundjavë kreu demokrat zhvilloi takime me qytetarët e Memaliajt, Tepelenës, Përmetit, Gjirokastrës, Delvinës dhe Sarandës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat