Basha: Qeveria nuk mbajti premtimet, kudo ka përkeqësim

Shqipëria

Basha: Qeveria nuk mbajti premtimet, kudo ka përkeqësim

Më: 18 tetor 2016 Në ora: 14:28
Kryetari i Partisë Demokratike në Shqipëri, Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratike në Shqipëri, Lulzim Basha, gjatë një bashkëbisedimi me drejtuesit e strukturave të kësaj partie, deklaroi se në qeverisjen e Edi Ramës jo vetëm nuk u mbajt asnjë premtim, por ka një përkeqësim kudo, në ekonomi, shëndetësi, arsim, rend dhe siguri.

Kjo, pasi interesi i Edi Ramës janë paraja dhe pushteti, të cilin e garanton dhe shpreson se do të vijojë ta garantojë me lidhjet me krimin, tha kreu i PD-se.

“Çfarë mund t’u thotë për reformën në shëndetësi? Shëndetësia është në ditën e saj më të zezë për shkak të një qeverie që paratë e taksave të shqiptarëve që duhet të shkonin tek shëndetësia i vjedh me të ashtuquajturën koncesione. Kujt i thotë reformë në arsim? Ka lënë 20 mijë maturantë në pasiguri totale, ndonëse kanë dalë me mesatare të shkëlqyer. Se për të nuk ka rëndësi mirëqenia e njerëzve, por vetëm pushteti”, u shpreh Basha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat