“Kërcënimi” i Kotzias, Meta: Është në pozitë të vështirë

Shqipëria

“Kërcënimi” i Kotzias, Meta: Është në pozitë të vështirë

Më: 17 tetor 2016 Në ora: 23:28
Ilir Meta

Pas deklaratës së ministrit të Jashtëm grek, Nikolas Kotzias një ditë më parë, ku paralajmëronte deri në “kërcënim” se Greqia është më e fortë se Shqipëria, kryetari i Kuvendit Ilir Meta tha se kreu i diplomacisë greke ndodhet në një pozitë të vështirë.

“Kam lexuar me vëmendje dje intervistën e Ministrit të Jashtëm të Greqisë, e cila nuk fliste vetëm për marrëdhëniet me Shqipërinë, por edhe për marrëdhëniet me fqinjët e tjerë, të Turqisë, me të cilën marrëdhëniet janë më komplekse, janë më të vështira. Por unë e kuptoj ose më saktë e mirëkuptoj pozitën e tij. Asnjëherë diplomacia mendoj unë nuk duhet të flasë me gjuhën e forcës apo të trimërisë. Edhe në bisedën konfidenciale që pata me të në fillim të vizitës sime, mund t’ju them që ai personalisht”,tha Meta në një intervistë për News 24.

Për kryetarin e Kuvendit zgjidhja më e mirë jo vetëm për çështjen çame, por edhe për çështje të tjera nuk është rruga e matjes së forcës, por një rrugë e hapur proeuropiane.

“Për të gjitha çështjet dhe padyshim edhe për çështjen “çame”, veçanërisht pas përmendjes së saj nga Komisioneri Hahn. Natyrisht që kjo nuk e justifikon, mendoj unë, këtë mënyrë komunikimi, e cila nuk është e vetmja që vjen në përgjithësi nga diplomacitë ballkanike. Kështu që zgjidhja më e mirë nuk është as të masim GDP-në e njëri-tjetrit, as të tregojmë kapacitetet mbrojtëse, sepse unë nuk jam edhe për përgjigje simetrike. Unë mendoj që ne duhet të jemi asimetrik, por gjithmonë europianë. E vetmja rrugë që ne të shkëputemi nga e kaluara ballkanike, në kuptimin e konflikteve dhe të pengimit të njëri-tjetrit, është një sjellje tërësisht e hapur pro-evropiane.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat