Deputetja i kujton aktivistit të LGBT nënën e vdekur...

Shqipëria

Deputetja i kujton aktivistit të LGBT nënën e vdekur...

Më: 28 shtator 2016 Në ora: 18:14
Mesila Doda dhe Kristi Pinderi

Doda: Do ta shaja,por se ke gjallë

Një replikë në distancë mes deputetes Mesila Doda dhe përfaqësuesit të LGBT, Kristi Pinderit ka degraduar deri në fyerje personale. Këto të fundit i ka bërë parlamentarja, duke i kujtuar aktivistit të LGBT edhe nënën e vdekur. "Te ta kthej nga mamaja, nuk e ke dhe nuk dua te ngas ata qe s’janë më, të shaj nga gruaja, nga e dashura as atë se ke... Ti je thjesht i mjerë ", shkruan Mesilda Doda për Kristi Pinderin. 

Replikat
Deputetja e PDIU, Mesila Doda është shprehur kundër legalizimit të prostitucionit dhe kjo ka sjellë reagimin e Krisit Pinderit, aktivist i LGBT.
 
Në statusin e tij në facebook, Pinderi ka deklaruar se çështja e legalizimit implikon 2 probleme që nuk kanë të bëjnë fare me faktin e të drejtës së gjithkujt për të përdorur trupin sipas dëshirën. Ndër të tjera Pinderi e ka quajtur deputeten 'prostitutë politike'.
 
"Kam dy probleme në lidhje me këtë debatin për prostitucionin: Problemin e parë e kam me faktin që flamurin pro legalizimit e mban një biznesmen i cili e trajton debatin në këndvështrimin e shtimit të fitimeve e jo në këndvështrimin e tipit: secili ka të drejtë të bëjë ç’të dojë me trupin e vet. 2. Më bezdis fakti që në këtë vend ne mund të riciklojmë politikanë si tipi i Mesilës përmes të ashtuquajturit mbrojtje të moralit shoqëror. Mesila, e si ajo të gjithë politikanët shqiptarë janë njerëzit që ushtrojnë prostitucion nga mëngjesi deri në darkë, përmes favoreve, marrëveshjeve e kompromiseve që bëjnë me njëri-tjetri. E thënë ndryshe një prostitutë politike nuk mund të japë mendim së çfarë do bëjë me trupin e vet një grua apo një burrë", ka shkruar Pinderi.
  
I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Dodës e cila është revoltuar dhe e ka quajtur aktivistin legen dhe të mjerë duke i kujtuar atij edhe nënën e vdekur.

Mesila Doda i është përgjigjur: "Po shof fyerje të renda që Kristi Pinderi ka lëshuar në adresën time sepse kam dale kundër propozimit te legalizimit te prostitucionit...ça te them o legen i vogël...

Te ta kthej nga mamaja, nuk e ke dhe nuk dua te ngas ata qe s’janë më, të shaj nga gruaja, nga e dashura as atë se ke... Ti je thjesht i mjerë sepse nuk ke e s'ke per te patur kurre dashurine e nje gruaje afer vetes... Je një mjeran i vogel. Ty s’të them dot as ta mendosh si ne shtëpinë tende, se te vjen një dite fëmija e te thotë kam zgjedhur ketë profesionin e prostitutës meqë e futet brenda ligjit, se as këtë s’ke për ta pasur dot.

Sa për zgjedhjet e mia politike i kam bere me ballin lart dhe duke shkuar kundër çdo korrenti te forcës o legen. Nuk kam përfituar kurrë as një gjysem leku pa djerse e pa respektuar ligjin, ne ndryshim me ty qe majmesh me fonde BE e fonde qeverie per diskriminim qe se ke patur kurrë. Ku janë fondet e strehës që more? Sa vete strehuat qe i përzuri familja? Me këto dhe te tjera do merrem shume po shume seriozisht.

Tash edhe një fjale për këto shoqatat e grave qe preken dhe reagojnë kur behet fjala për zonjat ne politike. Unë ja dal 100 here, 1000 here vetëm, po na e kurseni hipokrizinë kinse po mbroni te drejtat e grave e po ndihmoni praninë e tyre ne politike. Ky është reagim histerik dhe fyerje ndaj nje gruaje, ndaj nje nene, vetëm se po guxon dhe njëherë te shkoje kundra rrymës".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat