Do bashkëpunojë sërish me Ramën? Ja si përgjigjet Koço Kokëdhima

Shqipëria

Do bashkëpunojë sërish me Ramën? Ja si përgjigjet Koço Kokëdhima

Më: 24 shtator 2016 Në ora: 09:29
Edi Rama, Koço Kokëdhima

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Koço Kokëdhima ka folur për marrëdhënien e tij me Kryeministri, Edi Rama pasi kohët e fundit ka pasur raportime se lidhjet e tyre janë ftohur. Kokëdhima u shpreh se marrëdhënia e tyre politike ka qenë korrekte, por theksoi se kanë dhe diferenca personale.

Gjatë intervistës në emisionin “Oktapod”, Kokëdhima i pyetur për takimin e fundit me Ramën u përgjigj se me Kryeministrin është takuar rregullisht çdo muaj.

“Jam takuar rregullisht me zotin Rama, jam takuar çdo muaj. Jam pjesë e Partisë Socialiste. Do të lë gjurmën time në politikë. Unë jam i majtë i deklaruar, kam zbatuar politikën e të majtës gjithmonë, jam ithtar i Partisë Socialiste. Unë jam socialist dhe nuk mund ta vendos në dyshim asnjë nga ata pseudo­socialistët. Nuk do të largohem nga politika, do të lë gjurmët e mia në politikë”, u shpreh ai. 

Kokëdhima foli dhe për përplasjen me ish-kreun e Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika. “Gjika nuk bën gabim që më sulmon, sepse është punë me përfitim të më sulmosh mua, me përfitim dhe jo vetëm politik. Padyshim që reforma kishte për qëllim ta nxirrte strukturën politike që ishte katandisur si bisht i kryetarëve të bashkive dhe ta çlironte. Më parë ishte një Asamble, që në masën 70-­80% ishte e punësuar në bashki. Ajo parti ishte e inekzistente për të përfaqësuar opinionin publik dhe mendimet e qytetarëve. Ne ia hoqëm atë parti Shpëtimit dhe të gjithë Shpëtimëve ua kthyem qytetarëve në Vlorë dhe në bashkitë e tjera”, u shpreh Kokëdhima.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat