Meta në Athinë në 10 tetor, fjalim në parlamentin grek

Shqipëria

Meta në Athinë në 10 tetor, fjalim në parlamentin grek

Më: 20 shtator 2016 Në ora: 09:41
Ilir Meta

Kryetari i Parlamentit Ilir Meta do të zhvillojë në fillim të tetorit një vizitë të rëndësishme në shtetin grek.

Në 10 tetor Meta do të jetë në Athinë në një vizitë zyrtare, ku do të ketë takime me homologun e tij, Nikolaos Voutsis, si dhe me krerë të lartë të Athinës zyrtare. 

Pika më kulminante e vizitës do të jetë mbajtja e fjalës përshëndetëse në parlamentin grek. Në këtë takim Meta do të shoqërohet nga një grup deputetësh, pjesë të grupit të miqësisë Shqipëri-Greqi.

Kjo vizitë konsiderohet e një rëndësie të veçantë, se të paktën 11 vitet e fundit nuk ka pasur një vizitë të nivelit të lartë në rangun e Kryetarit të  Parlamenti nga Shqipëria në Greqi.  Meta nuk ka zhvilluar ndonjë vizitë të tillë, teksa rezulton që në 8 vitet e drejtimit të saj, as Jozefina Topalli të mos ketë bërë një vizitë të tillë në shtetin helen. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat