Veliaj nderon me titullin “Simbol i Qytetit” misionin e “Nënë Terezës” në Shqipëri

Shqipëria

Veliaj nderon me titullin “Simbol i Qytetit” misionin e “Nënë Terezës” në Shqipëri

Më: 2 shtator 2016 Në ora: 13:42
Erion Veliaj

Misioni i “Nënë Terezës” në Shqipëri u nderua sot nga Bashkia e Tiranës me titullin “Simbol i Qytetit të Tiranës”.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, vizitoi shtëpinë e motrave “Nënë Tereza”, ku dhe u dorëzoi titullin, të cilin e vlerësoi si shenjë mirënjohjeje ndaj humanistes së njohur.

Kryebashkiaku i Tiranës tha se “simboli i qytetit me imazhin e Nënë Terezës jepet për herë të parë dhe se do të kemi një standard për të gjithë ata që kryejnë vepra solidariteti në qytet, të jenë të denjë për të mbajtur këtë simbol”.

Shtëpia e motrave të Nënë Terezës i dorëzoi kryebashkiakut Veliaj simbolin e kësaj qendre. “Shumë faleminderit edhe për simbolin tuaj! Do ta ruaj dhe do ta çmoj me shumë dashuri, duke kujtuar shumë mirë veprën e mirë të Nënë Terezës dhe atë që ju bëni në qytetin tonë”, shtoi Veliaj.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës sqaroi se kjo është një javë, qe do të ketë shumë aktivitete për të përjetuar veprën e Nënë Terezës, qe kulmon me shenjtërimin e saj në 4 shtator.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat