Shehu: Qeveria nuk ka dhënë asnjë lekë për Dibrën

Shqipëria

Shehu: Qeveria nuk ka dhënë asnjë lekë për Dibrën

Më: 31 gusht 2016 Në ora: 12:04
Kandidati i PD-së për bashkinë e Dibrës, Sherefedin Shehu

Kandidati i PD-së për bashkinë e Dibrës, Sherefedin Shehu u takua me banorë të Peshkopisë, Sohodollit dhe Maqellarës.

“Për Sohodollin që është një qendër e madhe e Dibrës së Vogël, po të themi dhe për Maqellarën që është një qendër e madhe e Dibrës së Madhe unë kam një projekt të veçantë. Maqellara dhe Sohodolli do të bëhen dy qendrat urbane të Bashkisë Dibër”, u shpreh Shehu.

Kandidati demokrat deklaroi se projektet janë gati për sistemimin dhe asfaltimin e rrugëve që lidhin fshatrat me qendrat, por qeveria nuk ka dhënë asnjë lekë për Dibrën.

I pranishëm në takim ishte edhe deputeti Flamur Noka, i cili akuzoi kreun e qeverisë Edi Rama, se bllokoi investimin për ndërtimin e Rrugës së Arbrit, sepse kërkonte ryshfet nga firma kineze. “Kjo rrugë u nis nga Partia Demokratike dhe do të ndërtohet po nga Partia Demokratike” tha Noka.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat