Dëmtohet Ura e Degës, 800 banorë të 3 fshatrave të izoluar

Shqipëria

Dëmtohet Ura e Degës, 800 banorë të 3 fshatrave të izoluar

Më: 26 gusht 2016 Në ora: 18:13
Ura e Degës

Ura e Degës në Klos u dëmtua rëndë nga reshjet e rëna një vit më parë e megjithatë situata vijon të jetë e njëjtë. Banorët kërkojnë që të ndërhyhet sa më parë pasi  dimri po afron ndërsa do të jetë i pamundur dërgimi i fëmijëve në shkolla.

800 banorë të 3 fshatrave në bashkinë Klos kanë mbetur të izoluar për shkak të dëmtimit të Urës së Degës një vit më parë si pasojë e reshjeve të shiut.

Banorët shprehen se janë në vështirësi pasi ushqimet duhet ti kalojnë në krah në anën tjetër dhe gjendja bëhet edhe më serioze në rast të ndonjë emergjence mjekësore.Sipas banorëve të   këtyre fshatrave duhet që të gjendet një zgjidhje sa më parë  pasi po afron dimri dhe dërgimi i fëmijëve në shkolla do të jetë thuajse i pamundur

Ndryshimi i projektit të kësaj ure ka bërë që të vonohet ndërhyrja  për regullimin e urës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat