Totozani: Solidaritet me popullin italian

Shqipëria

Totozani: Solidaritet me popullin italian

Më: 24 gusht 2016 Në ora: 14:34
Avokati i Popullit (AP), Igli Totozani

Avokati i Popullit (AP), Igli Totozani shpreh dhimbjen më të thellë për humbjen e jetëve njerëzore, pas tërmetit shkatërrues në Italinë fqinje, si dhe i bashkohet lutjeve për shpëtimin e sa më shumë njerëzve, që qëndrojnë ende nën gërmadhat e shtëpive të shembura.

Në një njoftim për shtyp, zyra e Avokatit të Popullit bën të ditur se, Totozani po ndjek me shqetësim operacionet e shpëtimit, si dhe çdo informacion që lidhet me shqiptarët që jetojnë dhe punojnë në zonat e prekura nga ky tërmet shkatërrues, në Italinë qendrore.

“Avokati i Popullit,  Igli Totozani, konfirmon ndjenjën më të lartë të solidaritetit për popullin italian dhe qeverinë e këtij vendi, në këto momente tejet të vështira, duke inkurajuar operacionet e shpëtimit, si dhe duke qenë pranë me humanizëm njerëzor për çdo familje që ka humbur të dashurit apo ndodhet nën makthin për të gjetur ende gjallë nën rrënoja të afërm e të dashur”, thuhet në njoftimin e AP-së

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat