Reforma në drejtësi, mblidhet komisioni i posaçëm

Shqipëria

Reforma në drejtësi, mblidhet komisioni i posaçëm

Më: 23 gusht 2016 Në ora: 12:32
Komisioni Parlamentar për Reformën në Drejtësi

Komisioni Parlamentar për Reformën në Drejtësi është mbledhur sot rreth orës 10:00 për të diskutuar katër parimet e sugjeruara nga EURALIUS, të cilat janë sanksionuar edhe si kushte për financimin europian të procesit, si dhe ligjet për Prokurorinë Speciale dhe nenin e debatuar për ndëshkimin e medias.

Po për sot, në orën 18:00, është njoftuar se do të mblidhet edhe Konferenca e Kryetarëve për të vendosur seancën e sesionit të jashtëzakonshëm, e cila do të shqyrtojë pikërisht ligjin e vetingut.

Ky ligj është edhe një nga ligjet thelbësore të reformës në drejtësi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat