Zbulohen detajet, ja kur takohen Basha, Rama, Meta

Shqipëria

Zbulohen detajet, ja kur takohen Basha, Rama, Meta

Më: 18 korrik 2016 Në ora: 14:10
Edi Rama, Ilir Meta, Lulzim Basha

Kryeministri Edi Rama, kryeparlamentari Ilir Meta dhe kreu i opozitës, Lulzim Basha do të takohen pasditen e sotme për miratimin e reformës në drejtësi.

Sikurse raportojnë edhe mediat, takimi do të mbahet sot në orën 16:00 në kryesinë e Kuvendit, në të cilin do të jenë të pranishëm edhe Ambasadori i SHBA-së, Donald Lu dhe ambasadorja e BE-së Romana Vlahutin.

Një ditë më parë, kryeparlamentari Ilir Meta  propozoi që të takoheshin të pestë dhe të mos dilnin nga takimi deri sa të gjenin një zgjidhje për këtë reformë historike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat