Laburistëve u shtohen 60.000 anëtarë të rinj – duan largimin e Jeremy Corbyn

Evropë

Laburistëve u shtohen 60.000 anëtarë të rinj – duan largimin e Jeremy Corbyn

Më: 1 korrik 2016 Në ora: 11:48
Jeremy Corbyn

Së paku 60.000 anëtarë të rinj i janë shtuar kampit të Laburistëve vetëm në javën e fundit, shkruan Huffington Post e Britanisë.

Kjo është rritja më e madhe brenda një kohe të shkurtër  në histori të Mbretërisë së Bashkuar.

Sipas deputetëve të Laburistëve shumica e anëtarëve të rinj nuk do ta përkrahin liderin e partisë Jeremy Corbyn, por duan largimin e tij.

Shkarkimet dhe largimit e fundit në Qeverinë nën Hije të Corbyn, pas BREXIT-it, kanë bërë që shumica të humbasin besimin në liderin e deritanishëm.

Madje, edhe 75 për qind e deputetëve të Laburistëve në Parlament janë kundër Corbyn.

Porse kush do të jetë lideri i ri ende nuk dihet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat