Angelina Jolie kërkon zgjidhje për krizën e refugjatëve

Amerika

Angelina Jolie kërkon zgjidhje për krizën e refugjatëve

Më: 21 qershor 2016 Në ora: 15:24
Angelina Jolie dhe John Kerry

Një javë pas të shtënave masive në një klub nate homoseksualësh në Orlando, ku humbën jetën 49 persona, Angelina Jolie ka bërë thirrje për tolerancë.

Aktorja, e dërguara e posaçme e Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për refugjatët, e bëri këtë thirrje gjatë iftarit të shtruar me rastin e Ditës Botërore të Refugjatëve, ku merrte pjesë dhe shefi i diplomacisë amerikane John Kerry.

“Nuk tregon forcë kur denigron dikë për besimin e tij fetar, për kombësinë, orientimin seksual, gjininë apo çdo karakteristike ose dallim tjetër, qoftë ky real apo i imagjinuar, tha ajo.

“Kur diskriminojmë, ne thjesht përpiqemi të tregojmë se jetët tona vlejnë më shumë se ato të të tjerëve, e kur denigrojmë traditat e besimit dhe kulturës se një grupi njerëzish, në vetëm dobësojmë fuqinë e shoqërive tona demokratike”, është shprehur Jolie.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat