Parashikimi i motit për sot

Shqipëria

Parashikimi i motit për sot

Më: 17 qershor 2016 Në ora: 07:21
Parashikimi i motit

Dita më e nxehtë e javës do të bëjë që në vendin tonë të dominojë moti i kthjellët dhe temperaturat e larta në të gjithë territorin e vendit, përjashtuar zonat malore përgjatë kufirit Lindor ku do të ketë herë pas here kalime vranësirash të lehta.

Po ashtu edhe pasditja do të vijojë me kushte të qëndrueshme atmosferike duke bërë që moti i kthjellët dhe temperatura të larta të mbeten dominante në vend, zonat më të nxehta do të jenë zonat e ulëta, ku termometri do të ngjitet deri në 37 apo 38 gradë celsius.

I nxehti do të na shoqërojë edhe gjatë orëve të natës. Sipas “MeteoAlb”, temperaturat e ajrit do të pësojnë sërish rritje gjatë ditës së premte duke bërë që termometri në zona të veçanta të arrijë deri në 38 gradë celsius .

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe në det me shpejtësi 15 km/h nga drejtimi jugor dhe Jugperëndimor, duke bërë që në brigjet e Adriatikut dhe Jonit të gjenerohet dallgëzim i ulët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat