Shqipëria turistike prezantohet në "Perros Guirec"

Shqipëria

Shqipëria turistike prezantohet në "Perros Guirec"

Më: 14 qershor 2016 Në ora: 18:19
Pamje nga vendi i ngjarjes

Shqipëria po e përdor pjesëmarrjen në “Euro 2016” si një mundësi për promovimin e turizmit dhe imazhit të vendit.

Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes në bashkëpunim me FSHF-në mundësuan krijimin e këndit shqiptar të turizmit

Në këtë kënd jepet informacion turistik për të gjithë të huajt që vizitojnë Shtëpinë e Kombëtares në “Perros Guirec”.

Trajnerit Xhani De Biazi iu dorëzua simbolikisht edhe Pasaporta Turistike Shqiptare, duke përcjellë në të njëjtën kohë vlerësimin dhe admirimin e tij për potencialin që Shqipëria ofron nga pikëpamja turistike.Ai përfitoi nga rasti të ftonte këdo që të përjetonin eksperiencën e bukur të pushimeve shqiptare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat