Diskutohet revitalizimi i industrisë së duhanit në Kosovë

Lajme

Diskutohet revitalizimi i industrisë së duhanit në Kosovë

Më: 10 qershor 2016 Në ora: 08:04
Komisioni për Buxhet dhe Financa i Kuvendit të Republikës së Kosovës

Komisioni për Buxhet dhe Financa i Kuvendit të Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me Institutin Demokratik të Kosovës (KDI) dhe MDA, organizon tryezën e diskutimit lidhur me akcizën në produktet e duhanit dhe revitalizimin e industrisë së duhanit në Republikën e Kosovës. 

Në këtë tryezë do të bëhet edhe prezantimi i hulumtimit krahasues lidhur me këtë çështje, i përkrahur nga KDI dhe i përgatitur nga MDA.

Pjesëmarrës në këtë tryezë janë Deputetët e Komisionit për Buxhet dhe Financa të Kuvendit të Kosovës, Kryetarja e Komunës së Gjakovës znj.Mimoza Kusari-Lila, përfaqësues nga Ministria e Financave dhe Ministria e Bujqësisë, kultivuesit e duhanit nga regjioni i Dukagjinit, përfaqësues nga organizatat e shoqërisë civile si dhe palë tjera të interesuara. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat