“Hidroregjionit” i jepet në shfrytëzim prona e shpronësuar në Vlashnje

Prizreni

“Hidroregjionit” i jepet në shfrytëzim prona e shpronësuar në Vlashnje

Më: 5 qershor 2016 Në ora: 18:09
Ilustrim

Anëtarët e Kuvendit Komunal të Prizrenit me shumicë dërrmuese të votave kanë miratuar vendimin për dhënien e pronës komunale në shfrytëzim, pa kompensim, për kompaninë rajonale të ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor”, me qëllim të ndërtimit të impiantit të ujërave të zeza.

Kësisoj ata kanë aprovuar propozimin e ardhur nga kryetari i Komunës, Ramadan Muja, që t'i jepet në shfrytëzim “Hidroregjionit...” lokacioni i shpronësuar nga Komuna e Prizrenit në zonën kadastrale Vlashnjë, me gjithsej 67 certifikata të pronës, ku parashihet realizimi i projektit kapital për trajtimin e ujërave të zeza, shkruan sot “Koha Ditore”.
Në propozim-vendimin e nënshkruar nga Muja, të prezantuar para anëtarëve të Kuvendit, shkruan se lokacioni i shpronësuar, me 67 certifikata të pronës “aktualisht figuron si pronë e Komunës së Prizrenit”. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat