Pasuroni iftarin tuaj të parë të Ramazanit me këto llokume!

Receta gatimi

Pasuroni iftarin tuaj të parë të Ramazanit me këto llokume!

Më: 5 qershor 2016 Në ora: 15:04
Llokume

Keni vendosur që të agjëroni – atëherë bëjëni Ramazanin 2016 në një ndër më të shëndetshmit sipas disa recetave të menysë tuaj për iftarin e parë të mrekullueshëm.

Keni kujdes që të keni dozë të shëndetshme të ushqimeve përplot me këshilla gjatë këtij muaji përgjatë rrugëtimit tuaj deri në festën e Bajramit.

Megjithatë për të pasuruar edhe më shumë iftarin tuaj të parë të Ramazanit 2016, më poshtë keni recetën për përgatitjen e llokumeve të cilat mund të i shërbeni me mjaltë, reçel ose krem lajthie.

6 lugë gjelle miell

1 gotë ujë

½ lugë çaji me kripë

1 lugë gjelle raki

pak vaj ulliri për skuqje

Përgatitja

Përzieji mirë të gjithë përbërësit me rrahëse dhe lëre përzierjen të qëndrojë për rreth 20 minuta. Në një tigan (preferohet që nuk ngjit), nxehni vajin (mund të shtosh pak kripë tek vaji për të parandaluar kërcitjen e tij). Me anën e një luge hidhe përzierjen në tigan duke lenë distancë nga njëra – tjetra. Skuqi ato për gjysmë minute nga secila anë. Hiqi ato nga tigani dhe vendosi në një pjatë me letër kuzhine për të thithur sa më shumë vaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat