Binjakëzim i 15 shkollave profesionale të vendit me shkollat në Evropë

Shqipëria

Binjakëzim i 15 shkollave profesionale të vendit me shkollat në Evropë

Më: 6 maj 2016 Në ora: 12:34

Viti i ri shkollor do t’i gjejë 15 shkolla profesionale të binjakëzuara me simotrat e tyre në Evropë, duke u mundësuar kështu nxënësve që i ndjekin, diploma të vlefshme edhe përtej kufijve të Shqipërisë.

Ndërkohë, fushata “Unë zgjedh arsimin profesional”, e ndërrmarë nga ministria Mirëqënies Sociale po vijon nëpër të githa shkollat e vendit, për të sensibilizuar të rinjtë dhe prindërit drejt zanatave, për një punësim të sigurt për të ardhmen e tyre.

Më herët, ministri Klosi bëri me dije se në shtator, nga 40 shkolla profesionale që Shqipëria ka, 15 prej tyre do të jenë të binjakëzuara me shkolla evropiane, duke u kthyer në qendra ekselence. Për zhvillimin e arsimit profesional në Shqipëri, Bashkimi Europian ka akorduar 30 milionë euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat