5 maji përkujtohet edhe në Durrës

Shqipëria

5 maji përkujtohet edhe në Durrës

Më: 5 maj 2016 Në ora: 19:04

Me rastin e 5 Majit, ditës së nderimit për të rënët e kombit, edhe në Mauzoleumin e Dëshmorëve në Durrës u organizua një ceremoni përkujtimore.

Në të morën pjesë prefekti i qarkut të Durrësit, deputetë, drejtues të bashkisë, veteranë, përfaqësues të besimeve fetare dhe qytetarë të thjeshtë.

Në respekt të veprës heroike të dëshmorëve u vendosën kurora me lule në vendin ku ndodhen pllakat përkujtimore të të rënëve për liri.

Gjatë aktivitetit të pranishmit kujtuan dhe shprehën mirënjohje e nderim për banorët e Durrësit që u angazhuan në luftë dhe që sakrifikuan deri jetën e tyre për lirinë e vendit.

Në ceremoninë e organizuar nga bashkia e qytetit munguan përfaqësuesit e opozitës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat