Korça ndryshon fytyrë përmes artit

Shqipëria

Korça ndryshon fytyrë përmes artit

Më: 5 maj 2016 Në ora: 18:42

Bashkia e Korçës ka vënë në jetë ide krijuese që mund të ndryshojë sadopak fytyrën e mërzitshme të një pallati të vjetër.

Kreu i bashkisë së Korçës Sotiraq Filo, ka postuar në “Facebook” një foto ku shfaqet një pikturë e piktorit korçar Toni Sulo.

"Një ide e bukur e Njësisë Kreative, Bashkia Korçë, faleminderit Toni Sulo, piktorit korçar me banim në Selanik që punoi me dashuri për qytetin e tij dhe i dhuroi Korçës këtë pikturë të bukur murale”, ka shkruar ai.

Përfshirja e artit në peizazhin urban është diçka e zakonshme në shumë qytete evropiane dhe do të ishte një ide e mirë edhe për qytetet shqiptare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat