Rama-opozitës: Votoni të hënën reformën në drejtësi

Shqipëria

Rama-opozitës: Votoni të hënën reformën në drejtësi

Më: 5 maj 2016 Në ora: 15:23

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i ka bërë ftesë opozitës që të hënën të votojë reformën në drejtësi. “Po patët mundësi ditën e hënë hajdeni votoni reformën në drejtësi, të paktën në këtë pikë të mos u dali boja. Sepse është e rëndësishme më shumë për ecurinë e përbashkët të vendit tonë dhe integrimit tonë në BE”, tha Rama.

Ai i quan të zakonshme takimet e ambasadorëve të BE dhe SHBA me grupët parlamentare, duke e quajtur reformën në drejtësi një projekt të përbashkët.

“Reforma në drejtësi është një projekt i përbashkët, tërësisht i përbashkët. Në këtë pikë, thjesht për informacion, Shqipëria nuk bën përjashtim, nga asnjë prej vendeve që i janë bashkuar familjes evropiane. Përsa i përket reformimit të sistemit të drejtësisë, në vendet që i janë bashkuar familjes evropiane projekti ka qënë thellësisht i përbashkët. Ardhja e ambasadorëve nuk e di nëse ka ndodhur në vendet e tjera, po nëse ndodh në këtë vend, ndodh vetëm për takimin me grupin tuaj. Se nëse ndodh me ne dhe LSI janë të mirëseardhur, sepse koalicioni ynë PS-LSI janë shprehur shumë qartë, dhe kanë qënë të gatshëm ta votojnë paketën e ndryshimeve kushtetuese dje. Ju nuk keni qënë të gatshëm”, tha Rama, raporton Top Channel.

Përfaqësuesit e BE dhe SHBA tha Rama do i bien unazë parlamentit duke u takuar me gjithë grupet parlamentare, për t’u takuar me PD-në që nuk është e gatshme të votojë reformën.

“Se kur do jeni ju të gatshëm kjo është një çështje që nuk dua ta diskutoj tani. Përfaqësuesit e SHBA dhe BE do t’i bien unazë Parlamentit, grup më grup, që të takohen me ju, se jeni ju që nuk jeni të gatshëm të votoni. Ju shikoni një ëndërr me shqiptarë që marrin armët që tu mbrojë juve nga reforma në drejtësi. Po historia e ka zakon, përsëritet dy herë një herë si tragjedi e një herë si komedi. Nëse një herë i shkaktuar tragjedi duke i armatosur këtë herë bëni vetëm një gjë, tregoni se sa qesharak jeni, me në krye rapsodin tuaj që u përgatit të njëjtën këngë që vini e këndoni këtu. Më vjen keq kur kjo ndodh dhe me brezin më të ri që për fat të keq, duket i ri vetëm në pamje. Në fjalë jeni të gjithë njësoj, robotë rapsodikë të një partie që ka ikur për atje ku nuk thuhet”, tha Rama.

Kryeministri tha se Basha është duke përdorur sërish programin e qeverisë së mëparshme Berisha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat