16 refugjatë sirianë hyjnë ilegalisht në Kapshticë

Shqipëria

16 refugjatë sirianë hyjnë ilegalisht në Kapshticë

Më: 4 maj 2016 Në ora: 17:02

Policia kufitare e Kapshticës ka ndaluar 16 refugjatë sirian, mes tyre 9 fëmijë dhe një foshnje 9 muajshe.

Ndalimi i tyre është bërë ditën e sotme rreth orës 13:00 pranë fshatit Vërnik në Devoll, në drejtim të Piramidave.

Gjatë marrjes në pyetje nga policia rezultoi se këta shtetas donin të kalonin përmes Shqipërisë në Serbi dhe si destinacion të fundit kishin Gjermaninë.

Për këtë kalim të paligjshëm të refugjatëve është njoftuar Sektori i Migracionit për veprime të mëtejshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat