Propozimi i Berishës për ligjin e armëve, ish-Kryeministri: Donald Lu nuk ma ka përmendur

Shqipëria

Propozimi i Berishës për ligjin e armëve, ish-Kryeministri: Donald Lu nuk ma ka përmendur

Më: 3 maj 2016 Në ora: 20:18

Propozimi i ish-Kryministrit Sali Berisha në Parlament për armatosjen e popullit sipas modelit amerikan për t’u mbrojtur nga bandat kriminale shkaktoi debat dhe u kundërshtua fort nga opozita.

Pas kësaj deklarate të dy javëve më parë, në zyrën e Berishës ka shkuar disa herë ambasadori i SHBA Donald Lu.

Disa media kanë komentuar se vizita e Lu në zyrën e ish-Kryeministrit Berisha ka të bëjë me deklaratën e tij për armatosjen e popullit.

Por, në një intervistë për emisionin ‘Fakt’ në Syri.net, ish-Kryeministri Sali Berisha thotë se diplomati amerikan Donald Lu nuk ka biseduar asnjë me të për çështjen e armëve.

Gjatë takimeve është diskutuar vetëm për reformën në drejtësi dhe çështjen e Emiljano Shullazit dhe Arben Frrokut

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat