Basha: Gjendja është e rëndë, PD-ja është rrugëdalja

Shqipëria

Basha: Gjendja është e rëndë, PD-ja është rrugëdalja

Më: 3 maj 2016 Në ora: 17:37

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pas takimit me ambasadorin amerikan Donald Lu, deklaroi për mediat se vendi është në një gjendje shumë të rëndë dhe PD-ja ka marrë “përsipër misionin e përballjes me keqqeverisjen dhe krimin e lidhur me qeverisjen”.

“Vrasjet mbeten të pazbardhura, shkaku i varfërisë është korrupsioni qeveritar, drejtësia nuk vendoset... në këtë gjendje të rëndë, përgjegjësia e PD-së është të formulojë rrugët e daljes”, tha Basha.

Në lidhje me reformën në drejtësi, kreu i opozitës theksoi se mazhoranca nuk e do atë, pasi, sipas tij, kërkon të mbajë avantazhet që ka sot.

“Por ne do ia dalim që t’i japim shqiptarëve një skemë politike të pastruar nga kriminelët”, theksoi Basha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat