TURP: Edi Rama braktis Kishën / Drekë me kërnacka në Korçë por s’bën urim zyrtar

Shqipëria

TURP: Edi Rama braktis Kishën / Drekë me kërnacka në Korçë por s’bën urim zyrtar

Më: 1 maj 2016 Në ora: 15:47

Kryeministri Edi Rama ka qenë në Korcë për festën e Pashkëve Ortodokse. Ai është mjaftuar më një foto të Katedrales në Korcë për të uruar besimtarët ortodoksë në këtë ditë të madhe të tyre.

Kreu i qeverisë nuk ka denjuuar as të shkoje në Mitropolinë e Korcës për të dhënë urimin e tij në ditën e Pashkës së Ortodoksëve. Rama është mjaftuar me foton e tij dhe më pas nga Korca është larguar rreth ores 11 e 30.

Kreu i qeverisë duket të këtë një përplasje me kishën pas shëmbjes të një objekti Kulti në Dhërmi dhe qëndrimit të fortë zyrtar të Kishës Ortodokse në atë kohë. Por në fakt është edi Rama që ka shembur kishën dhe nuk shkon për urim, megjithse vizita e tij do ishte mirëpritur sepse shtëpia e Zotit është edhe për mëkatarë si kryeministri ynë

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat