Të rinjtë vullnetarë të PAA-së: Të ndihmojmë një pjesë të komunitetit në nevojë

Shqipëria

Të rinjtë vullnetarë të PAA-së: Të ndihmojmë një pjesë të komunitetit në nevojë

Më: 1 maj 2016 Në ora: 11:16

Të rinjtë e Forumit të Partisë Agrare Ambientaliste, nën moton “Ne s’mund të bëjmë dot gjëra të mëdha, ne mund të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe” në ditën e shënuar të Pashkës Ortodokse me vullnetin e tyre janë organizuar duke trokitur në mensën e bamirësisë “Shërbimi i Dashurisë” në Tiranë.

E bukura e këtij organizimi sipas Ilir Azizollit anëtar i Forumit Rinor të Tiranës është që, pavarësisht shumë gjërave të ndryshme që mund të kemi ne si të rinj, po bashkohemi sot me një qëllim të përbashkët, të dhurojnë dashuri dhe të ndihmojnë një pjesë të komunitetit në nevojë.

Ky është qëllimi kryesor i vullnetarizmit të Forumit Rinor te PAA, të bësh mirë, të ndihmosh të tjerët. Gjatë vizitës në këtë mensë të rinjë u takuan edhe me Dhjakon Nikolla Kodheli, i cili gjatë një bashkëbisedimi me ta, tha se janë të rralla rastet e vullnetarizmit. Ai u bëri thirrje të rinjve se kjo është e vetmja rrugë për një shoqëri të mirë, që në gjirin e saj të mos ketë njerëz të këqinj, do të thotë që të mos ketë të uritur. Uria i shtyn njerëzit në vjedhje, i bën ata të lënë rrugën e mirë, e kështu prishin gjithë shoqërinë.

Forumi Rinor i Partisë Agrare Ambientaliste në këtë ditë të shënuar fetare i bën thirrje të gjithë të rinjve të bëhen pjesë e strategjisë për nxitjen e vullnetarizmit, ndërgjegjesimit të komunitetit.

Të rinjtë vullnetarë të PAA-së mund të ofrojnë ndihmën e tyre në fusha të ndryshme si: shëndetësia, arsimi, shërbimet sociale etj, duke përfituar në të njëjtën kohë eksperiencën dhe rritjen profesionale”. Nisma e sotme e Forumit Rinor të PAA do të pasohet me të tjera sipërrmarrje vullnetare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat