Lame braktis mbledhjen për stadiumin, Rama e ironizon për sëmundjen

Shqipëria

Lame braktis mbledhjen për stadiumin, Rama e ironizon për sëmundjen

Më: 29 prill 2016 Në ora: 23:03

Drejtori i ALUIZNI-t, Artan Lame braktisi mbledhjen e KKT-së, ku u diskutua projekti për stadiumin e ri, në Tiranë. Kur në sallë nuk u lejuan të hynin përfaqësues të shoqërsë civile dhe analistët, Lame mësohet se ka dalë nga mbledhja. Në fjalën e tij, kryeministri ironizoi qëndrimin e Artan Lames kundër projektit të stadiumit të ri, duke i përmendur shtrimin në spital.

“E di që është njëri në sallë që mund të përfundojë prapë në spital me këtë lajm, por ne kemi vendosur ta miratojmë projektin dhe të shkojmë përpara”, u shpreh Rama, duke iu referuar Lames.

Për ta informuar kryeministrin u kujdes Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri : Ka ikur Lame nuk është në sallë…”, i ka thënë Tahiri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat