Ja si do të kryhet ekstradimi i Arben Frrokut

Shqipëria

Ja si do të kryhet ekstradimi i Arben Frrokut

Më: 29 prill 2016 Në ora: 19:29

Ndërkohë nuk dihet sa kohë do të marrë ekstradimi i Arben Frrokut nga Holanda. Shqipëria nuk ka marrëveshje ekstradimi me ketë shtet, por të dyja vendet aderojnë në konventën e ekstradimit. Sipas kësaj konvente, Holanda është e detyruar t’i japë Shqipërisë gjithë shtetasit e huaj që kërkohen nga një shtet tjetër përveç shtetasve holandezë.

Po ashtu dhe Shqipëria. Në rastin e Arben Frrokut, i cili është shtetas shqiptar, Holanda në bazë të konventës është e detyruar ta ekstradojë në Shqipëri. Sipas burimeve, procesi i ekstradimit normalisht zgjat nga 1-6 muaj në bazë të shkallave të apelimit që ka shteti holandez dhe që i arrestuari mund të shfrytëzojë për ta shtyrë ekstradimin e tij në Shqipëri, ku është dënuar për vrasje.

Sipas kodit të procedures penale, Ministria e Drejtësisë ka kompetencën që t’i kërkojë Holandës ekstradimin e Arben Frrokut. Prokurori i çështjes pranë Gjykatës së Krimeve të Rënda i bën kërkesë Ministrisë së Drejtësisë, duke i dërguar aktet dhe dokumentet e nevojshme. Po ashtu, Ministria e Drejtësisë është kompetente të vendosë në lidhje me kushtet e vëna eventualisht nga shteti holandez për të bërë ekstradimin, kur ato nuk vijnë në kundërshtim me parimet themelore të rendit juridik shqiptar.

Autoriteti procedues detyrohet të respektojë kushtet e pranuara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat