Alpet e Shqipërisë, projekte për zhvillimin e agroturizmit dhe rivitalizimin e zonave rurale

Shqipëria

Alpet e Shqipërisë, projekte për zhvillimin e agroturizmit dhe rivitalizimin e zonave rurale

Më: 29 prill 2016 Në ora: 10:10

Zhvillimi i agroturizmit shihet si një nga mundësitë më të mira për të zhvilluar zonat rurale të vendit dhe per më tepër ato alpine.

Projekti “Ruajtja e Agro-biodiversitetit në zonat rurale të Shqipërisë” financuar nga ministria gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim dhe zbatuar nga Shoqëria Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ) në Shqipëri, ka nisur tashmë fazën e dytë.

Programi, për njerëzit dhe natyrën, synon kthimin e veriut të vendit në një destinacion turistik përmes promovimit të biodiversitetit dhe shfrytëzimit të pasurive natyrore. Përfaqësues të këtij programi shprehen se, ministria e Mjedisit, në bashkëpunim me GIZ, i kanë kushtuar vëmendje të veçantë mbrojtjes së natyrës dhe biodiversitetit në zonën e Alpeve, kombinuar me përdorimin e qëndrueshëm të burimeve dhe përmirësimin e ekonomisë së banorëve lokale.

Sipas zbatuesve te programit, fokus i programit janë dy drejtime, ruajtja e biodiversitetit dhe gjenerimi i të ardhurave bashkë me zhvillimin rural.

I pari ka synim reduktimin e faktorëve që kërcënojnë biodiversitetin në zonat e mbrojtura. Se dyti, gjenerimi i të ardhurave për zonat rurale është me rëndësi të dorës së parë, pasi ai shihet edhe si nje mundesi e ripopullimit te zonave alpine. Sipas tyre, eshtë shumë e rëndësishme që ruajtja e biodiversitetit të shoqërohet me garantimin e të ardhurave për banorët e zonave rurale.

Si rezultat i mbështetjes së dhënë deri tani nga bashkepunimi ketij projekti me ministrine e Mjedisit, Shkreli dhe Lekbibaj janë shpallur parqe rajonale dhe gëzojnë statusin e zonave të mbrojtura. Ndërkohë, pritet shpallja e një parku të Alpeve Shqiptare që do përfshijë Vermoshin, Thethin dhe Valbonën. Një numër i madh banorësh janë trajnuar për të përmirësuar shërbimet dhe kanë modernizuar shtëpitë e tyre, duke i kthyer ato në bujtina të përshtatshme për të pritur turistët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat